I shpallur në kërkim për disa vjedhje në Tiranë e Vlorë, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Një 34-vjeçar autor i dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet.
Në pranga ka rënë Ivi Profka nga Vlora, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate policie për vjedhje të ndryshme.
Sipas burimeve, Profka dyshohet se më 24 tetor ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës. Gjithashtu ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2 për dy vjedhje të tjera, një tabakinoje më 30 tetor dhe një market më 5 tetor
Gjithashtu në kërkim ishte dhe nga Komisariati nr. 1 për vjedhjen e një tjetër marketi.
Ndërkohë, Komisariati i Vlorës e kishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori.


