Studentët mbërrijnë para Parlamentit, hedhin gurë drejt policisë
Lajmifundit
/
15 October 2026, 11:48
Aktualitet

Studentët sapo kanë mbërritur sërish para Parlamentit. Tensionet kanë nisur menjëherë pasi protestuesit kanë hedhuer gurë në drejtim të policisë. Ata gjithashtu kanë djegur koshat e mbeturinave dhe kanë shkulur sinjalistikat rrugore.
Policia mësohet se është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Ende nuk dihet nëse protesta do të vijojë para Parlamentit apo do të zhvendoset sërish para Ministrisë së Arsimit.


