Policia apel nxënësve dhe prindërve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qëndroni larg dhu'nës

Aktualitet

Policia apel nxënësve dhe prindërve: Largohuni nga zonat e
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellin përfshirja në situata të tilla.

Në mesazhin drejtuar nxënësve, policia u kërkon të mos përfshihen në veprime që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, si dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.

Një apel i veçantë u është drejtuar edhe prindërve, të cilëve u kërkohet të kujdesen për fëmijët dhe t’i këshillojnë të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.

Policia e Shtetit thekson se është e pranishme në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në përfundim, institucioni u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim, me qëllim parandalimin e akteve të dhunshme dhe ruajtjen e sigurisë.

THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit!

Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Ju lutemi, bashkëpunojmë!

ME TE LEXUARAT