Studentët largohen nga Ministria e Arsimit, revolta zhvendoset te Kuvendi

Mijëra adoleshentë dhe studentë janë tubuar këtë të enjte në rrugët e Tiranës dhe disa qyteteve të Shqipërisë. Pas përleshjeve në dy ditët e fundit, edhe sot studentët u përleshën duke hedhur gurë kundër policisë përpara Ministrisë së Arsimit. Forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.
Ndërkohë që studentët kanë marrë vendimin për të lënë Ministrinë e Arsimit, duke e zhvendosur drejt Kuvendit. Të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe një pjesë e madhe janë me maska dhe syze për mos u identifikuar. Nuk mungon shkatërrimi i infrastrukturës dhe sulmi në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.


