Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, prindërit i bashkohen revoltës në ditën e katërt
Lajmifundit
/
16 October 2026, 11:37
Aktualitet

Studentë, gjimnazistë, të rinj dhe qytetarë janë grumbulluar këtë të premte në Sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Për ditën e katërt radhazi në Shqipëri po zhvillohen protesta të dhunshme mes të rinjve dhe policisë, ndërsa shumë institucione shtetërore dhe private janë djegur.
Sot policia kishte marrë masa për mos lejuar gjimnazistët që të braktisinin mësimin, teksa qytetarët për momentin kanë bllokuar kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyrri” dhe Parkut Rinia. Sot të rinjtë janë shoqëruar nga prindër të shumtë.


