Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit, vijon pakënaqësia: Rama duhet të ikë, nuk ka më kompromis
Lajmifundit
/
16 October 2026, 11:22
Aktualitet

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Ministrisë së Arsimit. Një nga studentët tha se nuk kanë kompromis dhe se duan që kryeministri Edi Rama të ikë.
“Rama duhet të ikë, kështu na gënjeu edhe në vitin 2028. Por duhet që të ikë që të zhvillohet Shqipëria, nuk ka më kompromis”, deklaroi studenti.
Studentët pritet që të mbajnë sot protestën e madhe të katërt kundër qeverisë, teksa rinia nga gjithë Shqipëria është bashkuar në tubim.


