Studentët e Vlorës nuk i bashkohen protestës, mësimi vijon normalisht në Universitetin “Ismail Qemali”

Aktualitet

Studentët e Vlorës nuk i bashkohen protestës, mësimi vijon
Në Vlorë nuk ka bojkot të mësimit, ndërsa procesi mësimor në Universitetin “Ismail Qemali” ka vijuar normalisht edhe këtë të mërkurë. Studentët u janë drejtuar auditoreve sipas orarit të zakonshëm, duke zhvilluar leksionet dhe seminaret pa ndërprerje.

Pavarësisht protestave  që po zhvillohen në Tiranë, në Vlorë situata paraqitet e qetë. Studentët kanë konfirmuar se nuk ka pasur bojkot të procesit mësimor dhe se aktiviteti akademik ka vijuar pa probleme.

Studentet kanë dhënë edhe opinionet e tyre në lidhje me protestën ndërsa në Vlorë situata nuk është shoqëruar me ndërprerjen e mësimit. Në fakultetet e Universitetit “Ismail Qemali”, auditorët kanë vijuar aktivitetin e zakonshëm, ndërsa studentët kanë marrë pjesë normalisht në procesin mësimor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion