Universitetet publike në protestë, pedagogë e studentë bojkotojnë mësimin nga ora 10:00

Aktualitet

Universitetet publike në protestë, pedagogë e studentë
Prej orës 10:00 të ditës së sotme, pritet të nisë protesta e nëntë e studentëve në Tiranë. 

Së bashku me pedagogët, të rinjtë dhe qytetarë të tjerë do të marshojnë nga universitetet, për t'u mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Aty, edhe ditën e sotme i presin karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama, që është shprehur i hapur për dialog. 

Kujtojmë se ditën e djeshme ndodhi e njëjta gjë, por karriget u hodhën në tokë dhe studentë e pedagogë njëzëri, u shprehen se nuk do të ketë dialog. 

Pasditen e djeshme, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke nisur nga dita e sotme, deri në një njoftim të dytë. 

Sindikalistët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, hetim të pavarur për ngjarjet që prej 13 tetorit dhe plotësimin e kërkesave të studentëve. Pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Protesta e 20 tetorit ishte e para ku morën pjesë dhe pedagogët dhe për disa orë, u zhvillua si një tubim masiv e paqësor. Megjithatë, në mbrëmje, nisën përplasjet e dhunshme mes polciisë dhe protestuesve, ku pati dhe shoqërime. Gjithashtu, një i riu u dërgua në gjendje të rëndë në spital, pasi u gjuajt me plumba gome në zonën e barkut.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion