Video/ Humbi jetën në Shqipëri, plas sherri në varrimin e ish-futbollistit Duamena

Sport

Video/ Humbi jetën në Shqipëri, plas sherri në varrimin e

Rafael Duamena humbi jetën më 11 nëntor 2023, pas një kolapsi që pësoi në sfidën Egnatia-Partizani, teksa ish-kapiteni i rrogozhinasve u varros më 16 shkurt në Akra të Ganës, ku në ceremoninë mortore morën pjesë figura të rëndësishme të futbollit nga ai vend, nga presidenti i Federatës deri te ish-futbollistë të mëdhenj si Sulej Muntari dhe Kuaduo Asamoah.

Gjithsesi, funerali për ish-yllin ganez shkoi në një mënyrë të turpshme dhe kjo për shkak të një sherri që ndodhi mes familjes së Rafael dhe bashkëshortes së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ghanafuo Ho Nsem (@ghanafuonsem)

Siç bëjnë me dije mediat vendase, e veja e Duamenës dhe babai i saj e çuan trupin e pajetë të ish-futbollistit në një tjetër morg dhe ishin gati të kryenin rite të tjera mortore, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi nga familja e Rafael.

Kjo bëri që motra e ish-futbollistit të Egnatias të njoftonte shtyrjen e ceremonisë mortore për një ditë tjetër, gjë që nuk ndodhi ashtu.

 

ME TE LEXUARAT