Ruhej nga policia prej kohësh, shqiptari në Rodos kapet me çantën e mbushur me drogë

Bota

Ruhej nga policia prej kohësh, shqiptari në Rodos kapet me

Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve vëzhguan në mënyrë diskrete një 40-vjeçar shqiptar, për të cilin kishin prova se trafikonte sasi heroine dhe kanabis në Rodos.

Ai u arrestua mesditën e së premtes, kur mori një çantë me sasi droge nga një ambient i jashtëm që përdorte dhe u nis drejt shtëpisë së tij që ndodhet aty pranë, jashtë së cilës policia e ka ndaluar dhe e ka vënë në pranga.

Gjatë kontrollit iu gjetën 156,7 gramë kokainë, kanabis i papërpunuar me peshë 644,8 gramë dhe një peshore precize, të cilat u konfiskuan.

Ndaj 40-vjeçarit u krijua një dosje për  mbajtje , ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike, e cila u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Rodos. Në dosje përfshihen edhe një 34-vjeçar grek dhe një i huaj 31-vjeçar, me të cilët shqiptari kishte kryer transaksione.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion