U infektua me malarie, futbollisti i Arsenalit: Vuajta pafund për tre ditë radhazi

Sport

U infektua me malarie, futbollisti i Arsenalit: Vuajta pafund për tre

Teksa të gjithë po luftonin me Covid-19, Pierre-Emerick Aubameyang iu desh të përballje me një tjetër sëmundje: malarien. Kapiteni i Arsenalit u infektua gjatë një grumbullimi me kombëtaren në vendlindjen e tij në Gabon.

Për fatin e tij të mirë, goleadori ka lënë pas krahëve momentet e vështirë dhe në fundjavën e kaluar u rikthye të luajë si titullar dhe të shënojë në sfidën Newcastle-Arsenal, të cilën djemtë e Artetës e fituan 0-2.

31-vjeçari afrikan i është rikthyer betejës me malarien. “Po ndjehesha shumë, po shumë keq. Mendoj se ishte momenti më i keq i jetës time, nuk kam qenë kurrë aq i sëmurë. Nuk e kisha aspak të lehtë.

Për tre ditë me radhë kisha ethe tërë ditën dhe tërë natën, pa ndërprerje“, thekson Aubemeyang, i cili do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Arsenalin në lidhje me kualifikimin në finalen e Europa League.

Sfida e parë gjysmëfinale u fitua 2-1 nga Villareal. Kualifikimi është më i hapur se kurrë. “Topçinjtë” presin në shtëpi skuadrën e Unai Emery, përballje që nis në orën 21:00 të ditës së enjte.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion