Bota në alarm/ SHBA ndjek itinerarin e raketës kineze të dalë nga kontrolli: Mund të bjerë në...

Bota

Bota në alarm/ SHBA ndjek itinerarin e raketës kineze të

Komanda e Forcës Hapësinore të SHBA-së njoftoi se po ndjek itinerarin e një raketë hapësinore që i përket Kinës, e cila ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në sipërfaqen e Tokës në fundjavë.

Dalja nga kontrolli e raketës ”Long March 5B”, që i përket Kinës, ka vënë në alarm botën. Mice Howard, një nga zëdhënësit e Pentagonit tha se presin që raketa të ulet në sipërfaqen e Tokës më 8 maj dhe se itinerari i raketës po ndiqet nga Forcat Hapësinore të SHBA-së.

Ai theksoi se aktualisht nuk e dinë se ku do të bien saktësisht mbetjet e raketës dhe se kjo mund të parashikohet disa orë përpara se raketa të ulet në tokë. Kina javën e kaluar përdori këtë raketë me qëllim për të lëshuar pjesët e stacioneve të saj hapësinore.

Pas daljes së raketës nga kontrolli disa nga pjesët u dogjën, ndërkohë ka shqetësime se disa nga pjesët e raketës 22 tonëshe mund të bjerë mbi vendbanime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion