Njihuni me miliarderin më të ri në botë, ja si e siguroi pasurinë 27-vjeçari

Soft

Njihuni me miliarderin më të ri në botë, ja si e siguroi

Vitalik Butterin është vetëm 27 vjeç dhe është regjistruar si miliarderi më i ri në botë. 'Ethereum', kriptomonedha e dytë më e famshme dhe më e vlefshme ka bërë që Butterin të kryesojë listën e miliarderëve më të rinj në botë.

Butterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me Ether, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.

Njihuni me miliarderin më të ri në botë, ja si e siguroi

Së fundmi, Ether kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.

Blerja e Ether është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021, paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara. Butterin ka lindur në Moskë, në vitin 1994, dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më herët, Butterin punonte në revistën e Bitcoin, që tashmë është edhe rivali kryesor.

Njihuni me miliarderin më të ri në botë, ja si e siguroi

Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar luftën kundër Covid-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion