Tragjike në Angli, tifozi sëmuret në stadium gjatë derbit City-United dhe ndërron jetë

Sport

Tragjike në Angli, tifozi sëmuret në stadium gjatë derbit

Tragjedi në derbin e Manchesterit të dielën që lamë pas. Një tifoz i Manchester City-t ndërroi jetë teksa ishte në stadiumin “Etihad” duke parë derbin e qytetit.

Një urgjencë mjekësore ndodhi gjatë duelit, me klubin e Manchester City-t që këtë të hënë ka konfirmuar se tifozi ndërroi jetë pasi u ndje keq.

“Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik që një nga tifozët tanë ndërroi jetë pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e të dielës. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të vështirë”, shkruan klubi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion