Goditja e grupit kriminal në Greqi, zbulohet EMRI i shqiptarit që e drejtonte

Aktualitet

Goditja e grupit kriminal në Greqi, zbulohet EMRI i shqiptarit që e

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, i cili kryente gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr, si dhe ishte përfshirë në tentativë vrasje.

Mësohet se drejtuesi i grupit kriminal është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Përbashaj ishte transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut ishte zbuluar se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

Madje gjatë operacionit të atëhershëm, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli.

Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

Në operacionin e sotëm mësohet se janë arrestuar 23 persona si dhe janë sekuestruar armë, drogë e para.

Mësohet se është zbardhur ngjarja e fillimit të tetorit në Singrou të Athinës ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, ndërkohë janë zbardhur dhe shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.

Detaje të reja priten në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion