Tjetër incident! Tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës, pasi e hoqën nga Kongresi i UEFA-s!

Sport

Tjetër incident! Tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës,

Një skandal tjetër është shënuar në Serbi, pas heqjes së flamurit të Kosovës në vendin ku do të zhvillohej kongresi i 49-të UEFA-s të mbajtur në Beograd.

Në një video në rrjetet sociale, tifozët e skuadrës serbe, Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” shihen duke djegur flamurin e Kosovës para sallës së kongresit të UEFA-s.

Lidhur me vendosjen fillimisht të flamurit të Kosovës në vendin ku do të mbahej kongresi dhe më pas heqjen e tij, Federata e Futbollit e Serbisë, u kërkoi falje gjithë qytetarëve serbë, siç tha për “lëshimin” e bërë të mërkurën mbrëma.

Ndërsa, përmes një deklarate publike, i siguroi qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion