“Titull i vjedhur”, Maradona Jr i përgjigjet legjendarit Van Basten: Nuk dua të merrem me gjyqe

Ish- sulmuesi i Milanit, holandezi Marco Van Basten ka deklaruar më herët, se Napoli në vitin 1990 e ka vjedhur titullin. “Titull i vjedhur, të gjithë e dine”, është shprehur legjendari dhe kjo ka ndezur debat mes tij dhe djalit të Diego Maradonës.
I ftuar në emisionin Tiki Taka” në Italia Uno, Diego Maradona Junior foli për këtë çështje. Ai u ngacmua si fillim nga Piero Chiambretti, duke u shprehur: “Van Basten tha që Napoli e vodhi atë titull. Si mund ta thotë diçka të tillë?”.
“Nuk do t’i përgjigjem Van Bastenit. Nuk dua të merrem me ndonjë gjyq. Mund të them vetëm se Napoli i atij sezoni ishte qartazi më superior”, tha Maradona Junior.


