Theu hundën ndaj Austrisë, Federata Franceze e Futbollit zbulon gjendjen e Kylian Mbappe

Sport

Theu hundën ndaj Austrisë, Federata Franceze e Futbollit zbulon

Dueli me Austrinë për Kylian Mbappe nuk shkoi siç duhet. Sulmuesi gjatë një dueli nga fundi i sfidës mori një dëmtim në fytyrë, më saktësisht në hundë.

Mbappe ka thyer hundën dhe diçka të tillë e konfirmon Federata Franceze e Futbollit. Kapiteni i “Gjelave” do të operohet në Dusseldorf.

Kjo i shkakton “dhimbje koke” Didier Deschamps, pasi sulmuesi rrezikon dy sfidat e mbetura të grupit D. Duelin me Holandën do ta luaajnë me 21 qershor, ndërkohë 4 ditë më vonë sfidohen me Poloninë.

Kujtojmë se Franca fitoi 1-0 ndaj Austrisë. Autogoli i Wober do të vendoste fatet e këtij takimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion