Tensione në Moskë, qindra dronë ukrainas vërshojnë mbi kryeqytetin rus

Bota

Tensione në Moskë, qindra dronë ukrainas vërshojnë mbi
Ukraina është duke realizuar një sulm të madh me dronë kamikaz me objektiv kryeqytetin e Rusisë, Moskën.

Sipas raportimeve paraprake nga kanalet në Telegram dhe në rrjetin social "X", numri i dronëve të lëshuar nga Ukraina është disa qindra.

Kanalet lokale raportojnë për disa qindra dronë në ajër, ndërsa fluturimet drejt aeroporteve të zonës së Moskës janë pezulluar.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, pretendon se deri tani janë rrëzuar 21 dronë që po i drejtoheshin kryeqytetit rus, ndërsa ekipet e emergjencës po ndërhyjnë në vendet ku kanë rënë mbetjet e tyre.

Sulmi masiv duket se vjen si një kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketa që Rusia ndërmori gjatë natës ndaj disa qyteteve ukrainase.

ME TE LEXUARAT