Spektakël në "Elbasan Arena", Shqipëria "fundos" San Marinon, shënon golin e katërt

Sport

Spektakël në "Elbasan Arena", Shqipëria

Shqipëria ka arritur të gjejë edhe dy gola ndaj San Marinos dhe certifikon fitoren në këtë ndeshje, ende pa përfunduar beteja.

Autor i këtij goli ishte Qazim Laçi, i cili finalizoi me sukses dhe me klas një aksion mjaft të bukur për kuqezinjtë, teksa asistin e dha Armando Broja. Ky i fundit pak minuta më pas tundi edhe vetë rrjetën dhe çoi shifrat në 4-0.

Ky rezultat jep akoma më shumë qetësi Shqipërisë, që nuk i ka dhënë në asnjë moment shanse San Marinos për të reaguar. Gjithsesi, akoma më shumë gola do na bënin shumë punë në golavarazh.


Ndeshja me San Marinon është e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion