Atentat në Kosovë, kush është politikani i dytë i ekzekutuar në Pejë
Lajmifundit
/
8 September 2021, 21:55
Kosovë&Rajon

Qytetit i Pejës u trondit mbrëmjen e sotme, pasi dy persona u ekzekutuan me armë zjarri.
Viktimat janë kandidati i PDK-së për kryetar komune në Pejë Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
I plagosur mbeti vëllai i Astrit Ademajt. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në Vitomiricë të Pejës, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që vjen pak javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale./ Gazeta Ekspres


