Zjarr i madh në spitalin COVID në Tetovë, dyshohet për viktima nga stafi mjekësor dhe pacientët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme spitalin COVID në Tetovë.
Mediat vendase raportojnë se dyshohet se nga flakët ka viktima.
Spitali raportohet të jetë djegur plotësisht, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv në një pjesë të objektit.
Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që çuan në këtë shpërthim.
Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.
Në vend ngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim.


