Shtohet misteri për vrasjen e motrës së ish-futbollistit të Fiorentinës, akuzohet si organizator… i vëllai

Sport

Shtohet misteri për vrasjen e motrës së ish-futbollistit të

Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u qëllua për vdekje më 29 qershor 2024 në Huixquilucan (Meksikë).

Viktima, një prezantuese dhe modele e famshme, thuhet se është sulmuar nga dy kriminelë pasi ka ndjekur një shfaqje cirku me djalin e saj.

Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar të vajzës 29-vjeçare. Në deklaratat e tyre të para në Gjykatën e Tlalnepantla-s, ata dyshohet se kanë tentuar të grabisin Paola Salcedo, pasi kanë theksuar se e reja ishte e veshur mirë dhe ngiste me një makinë të shtrenjtë, ndaj ata kërkonin paratë e nevojshme për të blerë drogë. Paola dyshohet se ka rezistuar dhe kjo ka bërë që kriminelët ta qëllojnë tre herë, duke i shkaktuar vdekjen.

Carlos i përfshirë?

Megjithatë, familja nuk e beson këtë version dhe akuzon hapur ish-lojtarin e Fiorentinës (tani në Cruz Azul), duke besuar se ai është organizatori i krimit. Nëna, María Isabel Hernández Navarrón, shkroi në Instagram:

“Drejtësia për vajzën time. Arsyeja e vërtetë pse Carlos Salcedo dëshiron të largohet nga vendi është sepse ai dhe gruaja e tij Andrea Navarro janë nxitësit e vrasjes së Paolës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion