Zyrtarët e drejtësisë amerikane shkojnë në SPAK, takim me Dumanin

Aktualitet

Zyrtarët e drejtësisë amerikane shkojnë në SPAK, takim

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme (SPAK).

Zyrtarët amerikan janë takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë të këtij institucioni. Gjatë takimit u diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Zyrtarët amerikanë që morën pjesë në takimin me prokurorët e SPAK janë: Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Gjatë këtij takimi u nënvizua se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

PAta theksuan se Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion