Ishte duke gatuar, shpërthen bombola e gazit në një banesë

Aktualitet

Ishte duke gatuar, shpërthen bombola e gazit në një banesë

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Rrembec të bashkisë së Maliqit. Një grua ka qenë duke gatuar kur në një moment bombola e gazit është përfshirë nga flakët.

Gruaja ka thirrur për ndihmë dhe kanë qenë fqinjët që kanë shkuar menjëherë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Më pas në vend ngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësja që ka bërë të mundur shuarjen plotësisht të zjarrit dhe largimin nga banesa të bombolës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion