Shqiptari Briken Calja "gjunjëzon" rivalët në Itali, ‘prenoton’ të artën me rekord historik dhe ngre flamurin kuqezi në majë

Sport

Shqiptari Briken Calja "gjunjëzon" rivalët në Itali,
Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë.

Peshëngritësi kuqezi i dhuroi Shqipërisë medaljen e artë në këtë kompeticion në kategorinë e peshës deri në 75 kg duke vendosur edhe një rekord të ri në këto Lojëra.

Calja fillimisht fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 154 kg, që përbën edhe rekordin e ri të Lojërave Mesdhetare.  

Calja e nisi garimin e tij në këtë stil me peshën 147 kg të cilin e kaloi, në provëm e dytë peshëngritësi shqiptar ngriti 152 kg për të mbyllur këtë garim pikërisht me 154 kg.

Në shtytje, Briken Calja nuk arriti të ngrejë 183 kg në provën e parë, por në të dytën ngriti 184 kg.

Në provën e tretë peshëngritësi kuqezi tentoi të ngrejë 187 kg por pa sukses dhe e mbylli garimin me 184 kg duke fituar medalejen e bronztë.

Pas atyre të fituara nga Briken Calja, Shqipëria e çon në 5 në total numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare të Tarantos 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

Më parë Shqipëria kishte marrë 3 medalje të treja në sportin e mundjes me Islam Dudaev që fitoi të artën, Zelimkhan Abakarov të argjendtën dhe Ardit Zeneli të bronztën.

ME TE LEXUARAT