Nga plazhi në qeli/ Zbulohet skema e 8 vje'dhjeve në Durrës, grabisnin nga telefonat te matësit e energjisë, pranga 2 personave

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Midsummer”, duke zbardhur 8 raste vjedhjeje të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026.
Në kuadër të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë identifikuar dy persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vjedhjet.
Në pranga ka rënë njëri prej tyre, shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një telefoni celular.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme gjatë muajve korrik dhe gusht.
Në 6 raste, sipas policisë, janë vjedhur portofola, telefona celularë dhe sende personale, ndërsa në 2 raste është vjedhur matësi i energjisë elektrike.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga këta persona.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.


