Shqipëria "gjunjëzon" Hungarinë, shpon rrjetën kundërshtare gjatë pjesës së dytë
Lajmifundit
/
5 September 2021, 19:50
Sport

Po luhet në stadiumin "Elbasan Arena" përballja mes Kombëtares shqiptare dhe asaj të Hungarisë.
Në minutën e 86-të, Shqipëria ka arritur të gjejë rrugën drejt rrjetës së kundërshtarit duke kaluar në epërsi.
Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022.
Goli u shënua nga talenti i padiskutueshëm, 19-vjeçari Armando Broja.


