“Audi” përplas këmbësoren në Qafë Thanë, detajet e para
Lajmifundit
/
5 September 2021, 19:43
Aktualitet

Një këmbësore është përplasur nga një makinë rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Sipas policisë E.H., rreth 29-vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar makinën tip “Audi” ka goditur këmbësoren me inicialet H.K. rreth 59-vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


