Arrestohet shkodrani që qëlloi 28-vjeçarin me thikë, në pranga dhe i plagosuri, përndoqi ish-partneren

Aktualitet

Arrestohet shkodrani që qëlloi 28-vjeçarin me thikë,

Policia ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes me thikë mbrëmë në Shkodër. Policia njofton se ai është Q.M., 25 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, i dënuar më parë për vjedhje.

Mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të çastit në lagjen “Iliria” ai qëlloi me thikë 28-vjeçarin me inicialet Ç.V.  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u bë ndalimi edhe i 28 vjeçarit, i cili banon në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Drejtimi i makinës në gjendje të dehur” dhe “vjedhje”.


Ai ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosje” dhe “Përndjekje”,  sepse ish-bashkëjetuesja e tij e ka kallëzuar se për rreth dy javë e ka përndjekur dhe kanosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion