Shkëndija e Tetovës kalon në raundin e tretë të Champions League

Sport

Shkëndija e Tetovës kalon në raundin e tretë të

Shkëndija e Tetovës ka arritur një kualifikim historik në raundin e tretë të kualifikimeve për Champions League, pasi e ka mposhtur FCSB me rezultat 2-1 në ndeshjen e kthimit.

Takimi i zhvilluar në "Arena Nationala" të Bukureshtit ka nisur me epërsi të vendasve, kur në minutën e njëzet e tetë Juri Cisotti, pas një asistimi nga Daniel Birligea, ka shënuar për 1-0. 

Vetëm pesë minuta më vonë, Shkëndija ka reaguar: pas një rrëmuje në zonë, topi është kthyer te Liridon Latifi, i cili ka shënuar duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Heroi i mbrëmjes për tetovarët ka qenë Vane Krstevski, i cili në minutën e tetëdhjetë e shtatë ka realizuar një gol me parabolë e kombinuar me devijim. 

Me këtë fitore, Shkëndija siguron kalimin në raundin e tretë, ku do të përballet me skuadrën azere Qarabag. Edhe në ndeshjen tjetër të një jave më parë në Shkup, Shkëndija kishte fituar ndeshjen me rezultat 1-0. 

FCSB do të vazhdojë në Europa League, ku do të përballet me Dritën e Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion