Shitja e Ronaldos, kursimet dhe shitjet, ja sa ka fituar Juventusi këtë sezon

Sport

Shitja e Ronaldos, kursimet dhe shitjet, ja sa ka fituar Juventusi

Në këtë merkato vere, Juventus ka arritur të fitojë 52 milionë euro nga ky afat kalimtar i lojtarëve, duke përfshirë kështu para të kursyera nga pagat dhe shitjet. Calcio e Finanza ka llogaritur se para të kursyera nga pagat dhe nga shitja e lojtarëve, bardhezinjtë i kanë fituar në përgjithësi 52 milionë euro këtë verë. Por, nëse nuk merren parasysh kursimet nga pagat, Juve i ka fituar vetëm 24.5 milionë euro.

Një pjesë e madhe e kësaj sepse shitja e Ronaldos në Manchester United për 15 milionë euro të gatshme plus 8 milionë euro bonuse prodhoi humbje neto, duke qenë se Juve i kishte paguar 117 milionë euro për ta blerë portugezin nga Real Madridi më 2018.

Shitja e Ronaldos, kursimet dhe shitjet, ja sa ka fituar Juventusi

Juventusi po shpresonte se do t’i fitonte të paktën 29 milionë euro nga shitja e 36-vjeçarit, për ta shmangur humbjen. Në fund, gjiganti italian i humbi 14 milionë euro nga shitja e portugezit. Megjithatë, klubi do t’i kursejë 57 milionë euro nga viti i mbetur i kontratës së Ronaldos. /Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion