Nuk pranoi që të martohet me kushuririn e saj, e reja në Bagdad vritet në mes të rrugës (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bagdad. Mediat shkruajnë se vajza e cilësuar si e “E bukura e Bagdadit” është vrarë me thikë nga tre burra në mes të rrugës. Sipas raportimeve zyrtare, viktima, Nourzan Al-Shammari në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna.
Mësohet se shkaku për vdekjen e saj, është refuzimi që ajo i bëri kushuririt të saj për martesë.

Dy familjet kishin rekomanduar martesën e tyre, por e reja e ka refuzuar, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Ndërkohë, momenti i vrasjes së saj është bërë virale.
Mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij krimi, policia ka arrestuar vëllanë e Nourzan, i cilësuar si i dyshuari kryesor për vrasjen dhe ka shpallur në kërkim 2 kushërinjtë e saj.


