U akuzuan se lanë qentë në Afganistan, ushtria amerikane e mohon

Bota

U akuzuan se lanë qentë në Afganistan, ushtria amerikane e mohon

Ushtria amerikane u akuzua se ka braktisur qentë e saj në Aeroportin e Kabulit, por kjp u mohua kategorisht. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, përmes një postimi në Tëitter hodhi poshtë akuzat. Ai tha se pamjet që janë bërë virale tregonin disa qen në një strehimore afgane të kafshëve, por ata nuk ishin nën përgjegjësinë e ushtrisë amerikane.

Grupi i të drejtave të kafshëve PETA, duke cituar “burimet e brendshme”, më herët tha se 60 qen që shërbenin për nuhatjen e bombave dhe një numër i ngjashëm i qenve tjerë ishin braktisur dhe se ata po “vuanin nga nxehtësia dhe mungesa e qasjes në ushqim ose ujë”.

“PETA i bën thirrje presidentit Joe Biden dhe inkurajon të gjithë të ndërmarrin veprime të menjëhershme”, -tha grupi. Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e trupave nga Afganistani më 30 gusht pak para përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, sulme që nxitën pushtimin e Afganistanit nga SHBA-ja./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion