Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

Sport

Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

Për disa minuta, tribunat e “Livigno Snoë Park” mbetën në heshtje të plotë. Mijëra spektatorë prisnin në ankth, ndërsa shërbimet mjekësore po i jepnin ndihmën e parë sportistes kineze Jiayu Liu, e cila pësoi një rrëzim të rëndë në segmentin final të zbritjes së saj të dytë kualifikuese.

Në një nga uljet e saj të fundit, nënkampionia olimpike e “Pyeongchang 2018” ngeci me rrëshqitësen në dëborë, çka i shkaktoi një humbje të menjëhershme ekuilibri. Me një shpejtësi të madhe, ajo u përkul mbrapsht dhe mbeti e palëvizshme në pistë. Sportistes iu dha menjëherë ndihma mjekësore ndërhyri menjëherë dhe u transportua me slitën e emergjencës.

Edhe pse do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, stafi mjekësor ka bërë të ditur se është pak e mundshme që sportistja të ketë pësuar dëmtim në shtyllën kurrizore cervikale, ndërsa dyshohet se tronditja është shkaktuar nga një goditje në kokë. Gara u ndërpre për afro 10 minuta, ndërsa kinezja kishte arritur deri në vendin e 13-të dhe i nevojitej edhe një pozicion për t’u kualifikuar në finale.

Në përfundim, ajo u rendit e 14-ta, pa pikë në zbritjen e dytë pas rrëzimit, ndërsa në të parën kishte marrë 62.75 pikë, megjithatë pas rrëzimit të frikshëm rezultati kaloi në plan të dytë, ndërsa i gjithë vëmendja është te gjendja shëndetësore e skiatores kineze.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion