Roma, Milani dhe Lazio në garë për Elseid Hysajn, ja vendimi i shkodranit

Sport

Roma, Milani dhe Lazio në garë për Elseid Hysajn, ja vendimi i

E ardhmja e Elseid Hysaj paraqitet shumë e artë, pasi po kërkohet nga shumë skuadra të Seria A. Aktualisht tek Napoli, kontrata e Hysaj përfundon në fund të vitit, ndërsa rinovimi është një çështje e mbyllur dhe agjenti po punon për t’i gjetur një skuadër të re shkodranit të kombëtares kuqezi.

Mediat italiane raportojnë se tre janë skuadrat në garë për shërbimet e 27-vjeçarit. Milani, Roma dhe Lazio janë në garë për të fituar shkodranin, por ende nuk ka një përgjigje nga Hysaj.

 Kuqezinjtë kanë dalë në skenë kohët e fundit, pasi menaxheri Giuffredi ia ka ofruar lojtarin shqiptar drejtuesve të klubit të famshëm. “Djalli” ka nevojë për një përforcim në krahun e djathtë dhe nëse vendos të mos investojë te portugezi Dalot, Hysaj do të ishte një opsion interesant, duke llogaritur që është një operacion pa kosto të lartë.

ME TE LEXUARAT