Vdekja tragjike e 32 personave pas përplasjes së dy trenave, në pranga 8 persona në Egjipt

Të paktën 8 persona janë arrestuar në Egjipt, pas përplasjes së dy trenave tre ditë më parë, që i mori jetën 32 personave dhe u plagosën 68 të tjerë. Mediat e huaja shkruajnë se autoriteti hekurudhor i Egjiptit tha se pasagjerët e paidentifikuar kishin “aktivizuar frenat e urgjencës në disa vagona” duke shkaktuar përplasjen.
“Prokurori i përgjithshëm urdhëroi arrestimin e dy drejtuesve të trenave, dy ndihmësve të tyre, dhe 5 oficerëve”, shkruhet në media, duke cituar deklaratën zyrtare.
Ndërkohë, mediat bëjnë me dije se në Egjipt kanë ndodhur aksidente të shumta vdekjeprurëse të trenave në vitet e fundit që janë fajësuar gjerësisht në infrastrukturën joadekuate dhe mirëmbajtjen e dobët.Tragjedia hekurudhore më vdekjeprurëse në historinë e vendit ndodhi në 2002 kur një tren mori flakë dhe vrau më shumë se 360 njerëz në jug të Kajros.


