Merkato e verës, projektohet një tjetër shkëmbim mes Barcelonës dhe Juventus

Sport

Merkato e verës, projektohet një tjetër shkëmbim mes

Një situatë aspak e qartë është raportuar në klubin e Juventusit, lidhur me të ardhmen e futbollistit Paulo Dybala në Serinë A. Dybala nuk është aspak i vendosur për të ardhmen e tij, dhe përfundimi i ontratës është shumë pranë.

Sipas burimeve nga klubi bardhë e zi, mediat sportive shkruajnë se drejtuesit torinezë i ofruan atij largimin, por argjentinasi nuk pranoi si opsion. Nga ana tjetër ai nuk pranon as rinovimin.

Kjo situatë është krijuar edhe në klubin katalanas, lidhur me të ardhmen e sulmuesit Ousmane Dembele. As francezi nuk është i sigurtë në vendimin e tij, por sipas raportimit të “Tuttosport” zgjidhja mund të jetë një tjetër. Gazeta italiane shkruan se një vit pas shkëmbimit të Arthur me Pjanic, mund të kemi një tjetër shkëmbim mes klubeve. Ende nuk ka asgjë konkrete, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar gjatë verës.

ME TE LEXUARAT