Rikthimi i Lukakut tek Çelsi, reagon trajneri: Ai është fantastik, por..

Belgu Romelu Lukakun mund të rikthehet në Angli tek Çelsi, në një kohë që Italia ka nevojë shumë për para. Mediat sportive ndërkombëtare shkruajnë se trajneri i anglezëve, Thomas Tuchel ka folur për këtë blerje, ndërsa theksoi se Lukaku nuk bën pjesë në skuadrën e tij.
“Romelu është një futbollist fantastik, por nuk bën pjesë në skuadrën time. Unë e di që shumë lojtarë kanë dëshirë të vijnë te Chelsea, arrij ta imagjinoj që shumë prej tyre duan të luajnë me ne. Unë bisedoj me agjentët e atyre lojtarëve që mendojmë se do e bëjnë edhe më të fortë ekipin tonë. Nuk është vetëm çështje talenti, por edhe qëndrimi. Por unë kurrë nuk do t’i zbuloj emrat në të cilët po fokusohemi“, tha ai.

Kujtojmë se Lukalu shkëlqeu në Euro2020, ndonëse skuadra nuk arriti dot në finale.


