Krim në familje në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten në sy të nipit 14-vjeçar! Arratiset pas ngjarjes (EMRAT)
Lajmifundit
/
19 Shtator 2026, 12:08
Aktualitet

TIRANË- Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar.
Gruaja Lumturie Patushi është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Bashkëshorti Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe dhëndrin e autorit, i cili ka qenë në banesë në momentin e krimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.
Lajmi në përditësim...


