Reja nuk e përfshiu në formacion, Selahi “hakmerret” ndaj trajnerit

Sport

Reja nuk e përfshiu në formacion, Selahi “hakmerret” ndaj

Trajneri Edy Reja la jashtë listës së kombëtares, për ndeshjet e Botërorit të Katarit 2022 Lindon Selahit. Trajneri e vlerësoi se ai nuk mund të jetë në këto ndeshje dhe Selahi qëndroi në Holandë, te skuadra e tij, Willem II Tiburg.

Për këtë vendim, Reja ndoshta do pendohet pasi të shohë golin e Selahit një natë më parë. 22-vjeçari ditën e djeshme i dha fitoren minimale ekipit të tij, duke shënuar një gol të bukur nga rreth 25 metra në minutat e fundit dhe i dhuruar triumfin ekipit të tij në një miqësore ndaj Feynoord. Ai u aktivizua në pjesën e dytë.

Selahi është transferuar në janar te Ëillem, ku ka gjetur minuta, por jo formën e duhur, duke mos shënuar asnjë gol apo asist. Gjithsesi shpresojmë që goli i djeshëm të shërbejë si një “magnet” për suksese të tjerë, që më pas do e bindnin Rejan të ndryshonte mendim për djaloshin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion