Shoku i ngushtë i Ronaldos flet për largimin e tij: Ka lënë një dritare hapur

Sport

Shoku i ngushtë i Ronaldos flet për largimin e tij: Ka lënë

Vijojnë zërat se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, ndërsa të dyja palët e mohojnë. Së fundmi është pyetur portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio, i cili është edhe miku më i afërt i sulmuesit te Juventusi. Për gazetën “Tuttosport”, ai duket i bindur në qëndrimin e CR7 në Torino, por e lë një dritare hapur:

 “A do të qëndrojë ai vitin e ardhshëm? Nuk e di, shpresoj që po. Ka akoma edhe një vit kontratë. Nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, mendoj dhe shpresoj të qëndrojë”, tha ai.

Kujtojmë se më herët, Real Madrid e mohoi se ylli portugez mund të rikthehet në Madrid.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion