Rei Manaj e ka ndarë mendjen, “zhduket” nga arabët dhe mban gjallë ëndrrën e klubit të bllokuar në FIFA

Sport

Rei Manaj e ka ndarë mendjen, “zhduket” nga arabët dhe

Rei Manaj mungoi sot për të dytën ndeshjen radhazi te Sharjah FC. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte as në stol në transfertën e Al Dhafrës. Një takim që kishte vlerë për javën e 14-të të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe u mbyll me fitoren 0 me 2 të Sharjah FC.

Manaj duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar përfundimisht. Dëshira e tij mbetet rikthimi te Sivaspori në Turqi, edhe pse u raportua se destinacioni i ri do të jetë Kina.

28-vjeçari është shprehur se po heq dorë nga rreth 4 milionë euro, për t’u transferuar te klubi turk. Po ashtu pret që 2 mijë tifozë të vendosen në aeroport, kur ai të mbërrijë dhe po ashtu të ndërtohet një ekip pretendent për Superligën.

Interesant është fakti se Sivaspori mbetet i bllokuar nga FIFA. Zhbllokimi pritet nga dita e nesërme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion