Tragjike në SHBA, 3 vëllezër mbyten në një liqen! Akulli u thye teksa bënin patinazh

Bota

Tragjike në SHBA, 3 vëllezër mbyten në një liqen!

Tre vëllezër humbën jetën tragjikisht në Teksas të SHBA-së  pasi ranë në një liqen të ngrirë. Mësohet se të miturit po bënin patinazh në një liqen të ngrirë, kur akulli filloi të thyhej.

Cheyenne Hangaman, nëna e djemve tha se u përpoq t’i shpëtonte ata por akulli nuk e lejoi pasi vazhdoi të thyhej.

Hangaman mësoi për aksidentin kur vajza e saj vrapoi drejt saj, duke bërtitur se djemtë kishin rënë brenda. Fëmijët po luanin pranë liqenit, rreth 30 metra larg shtëpisë ku jetonte familja.

Më i vogli ra i pari pasi u përpoq të rrëshqiste mbi akull. Më pas dy djemtë më të mëdhenj kërcyen pas tij.

“U përpoqa të luftoja për jetën e fëmijëve të mi, ku më duhej t’i shihja të luftonin dhe të mbyten dhe nuk mund t’i ndihmoja”, tha ajo.

Zyra e sherifit lokal tha se dy djemtë më të mëdhenj u nxorën fillimisht nga uji nga punonjësit e urgjencës dhe një fqinj. 6-vjeçari u gjet më vonë pas një kërkimi të gjerë të liqenit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion