Reali “ngec” ndaj Sevilla-s, Atletico vijon kryesimin në La Liga

Sport

Reali “ngec” ndaj Sevilla-s, Atletico vijon kryesimin në La

Reali i Madridit duhet të merrte me patjetër fitoren në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Sevilla, por në fund, skuadra e Zidane duhet të jetë e kënaqur edhe me një pikë, në takimin e mbyllur 2-2.

Fernando kaloi Sevillan në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa Asensio riktheu baraspeshën me nisjen e të dytës. Reali u hodh në sulm për golin e fitores, por Rakitic shënoi edhe golin e dytë për Sevilla-n.

Në minutat shtesë, Hazard realizoi një devijim perfekt të goditjes së Kroos dhe topi përfundoi në rrjetë, duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë në këtë takim.

Pas këtij barazimi, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fundin e kampionatit, Atletico vijon të udhëheqë me 77 pikë, ndërsa Reali dhe Barçka kanë nga dy pikë më pak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion