“S’më kishte ndodhur më parë!” Fevziu tregon befasinë e intervistës me Ramën: Më mori drejtori…

Politikë

“S’më kishte ndodhur më parë!” Fevziu tregon

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka rrëfyer sot detaje të panjohura nga një intervistë të hershme me Edi Ramën. Duke folur në emisionin “Dola te Ola” në News 24, Fevziu kujton se Rama ishte ndër të paktët që interesohej më shumë për pamjen dhe dekorin.

Blendi Fevziu thotë se ndërkohë që ditën që do zhvillonte intervistën me Ramën ishte në plazh, drejtori e kishte marrë në telefon duke i thënë se i ftuari po ndryshonte dritat.

“Nuk ka qenë i vështirë Rama, intervista ishte e qetë në raport me tani. Rama ka qenë ndër të vetmit persona që interesohej më shumë për pamjen dhe dekorin se sa të tjerët. Mbaj mend që për këtë intervistë ramë dakord që ai do vinte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë isha në plazh se ishte e diel, më merr drejtori i televizionit më thotë se ka ardhur ky këtu po ndryshon dritat. Kishte shkuar përpara kishte marrë një shkop dhe e çonte dritën nga vetja e vet. Kjo nuk më kishte ndodhur më parë”, tregon ai.

Ndërsa krahason Ramën e dikurshëm me atë të sotëm si kryeministër, Fevziu shprehet: “Ka tjetër autoritet, tjetër kokëfortësi, tjetër grint”,

ME TE LEXUARAT