‘’Më ngjallën ndjenjën e luftës’’, e reja rrëfen incidentin me serbët në Kosovë: Të shtënat...

Kosovë&Rajon

‘’Më ngjallën ndjenjën e luftës’’, e

Arianeta Mula,  e re ja e cila ishte pjesë e grupit të të rinjve ka rrëfyer se si ndodhi incidenti në pyjet e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Mula shkruan se të shtënat erdhën nga persona që ishin vetëm 5 metra përballë tyre, dhe asaj iu duk sikur ishtenë luftë.

‘’Më ngjallën ndjenjën e luftës’’, e

Ajo thotë se përshtypja që iu dha grupit nga të shtënat e vazhdueshme ishte se personat në fjalë po vinin pas tyre.

Më tej e reja tregon se grupi u largua, ndërkohë që janë sulmuar edhe nga serbë të tjerë në këtë rrugëtim.

“Të shtënat e zjarrit nga dy persona që ishin vec 5 metra përballë nesh ne sekondat e pare me ngjallen ndjenjën e luftës, pastaj e brengosur për të tjerët dhe vazhdimi pa u ndal me plumba na dha bindjen që po vinin pas nesh.

U larguam shpejtë duke u kthyer nga kishim ardhur. Deri në atë pikë ku u sulmuam kishim realizuar 3,5 km të ecjes apo gjysma e ecjes së planifikuar duke kaluar dy fshatra.

Deri në fshatin e fundit në drejtim të majës Shijak i Bubës, na u dha ndihmë për shtegun nga një banor serb i cili na mirëpriti duke përshëndetur të gjithë, pas disa minutash u sulmuam nga serbë te tjerë”, ka thënë ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion