Real Madridi përjashton rikthimin e Ronaldos

Sport

Real Madridi përjashton rikthimin e Ronaldos

Klubi i Real Madridit nuk po konsideron rikthimin e Cristiano Ronaldos në kryeqytet këtë verë.

COPE raporton se Ronaldo është shumë i admiruar në kryeqytetin spanjoll për gjithçka që ai ka bërë, por Los Blancos nuk po konsideron rikthimin e tij në moshën 36 vjeçare.

‘Galaktikët’ janë të vendosur që të transferojnë një lojtar të ri për të ardhmen, që do t’iu ndihmojë atyre të arrijnë realizimin e qëllimeve.

Portguezi është lidhur me një rikthim të mundshëm në Real Madrid për disa javë, pas eliminimit të Juventusit nga Porto në fazën e 16 të finales.

Burime të shumta raportuan se Ronaldo do të dëshironte të kthehej në Madrid dhe është madje i gatshëm të shkurtojë pagën e tij, transmeton lajmi.

Megjithatë, zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, mohuan që Cristiano do të largohet në verë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion