Magazina 1000 m2 në flakë, Shefi i Zjarrfikëses: I bllokuar roja, ende nuk e kemi gjetur!

Politikë

Magazina 1000 m2 në flakë, Shefi i Zjarrfikëses: I bllokuar roja,

Shefi i Shërbimit zjarrfikes te Tiranes, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje lidhur me zjarrin në magazinën te qendra tregtare qe ra diten e djeshme ku trupi i rojes ende nuk eshte gjetur pasi ka mbetur ne vatren e zjarrit.

"Kemi një zjarr shumë të rrezikshëm i shkaktuar në një magazinë në ambientet e Casa Italia, zjarri është në bodrum dhe materialet janë këpucë e veshmbathje, prandaj na e bën shumë të vështirë punën për të neutralizuar zjarrin, kemi 15 orë që po punojmë me pajisje specifike.

Më të dhimbshme e bën situatën dhe njoftimin që kemi marrë se një punonjës ndodhet në vatrën e zjarrin, pas 3 orëve të para zjarri është eliminuar, por përbërja e magazinës na e bën të pamundur eliminimin e tymit, kemi angazhuar të gjithë personelin e bashkisë, kemi kërkuar ndihmë dhe nga kërkim shpëtimi  minerave.

Dhe nga bisedat që kemi bërë me pronarët, sipërfaqja është 1000 m2 dhe është e ndarë në disa pjesë, kemi bërë kontrolle në korridor dhe nuk kemi konstatuar trupin, puna është përqendruar te magazina, ambienti ku është magazina është e pamundur që të bëhet ndërhyrje normale, ndërhyrja ka qenë nga brenda që në herën e parë, punonjësit futen grupe grupe, këto zjarre janë shumë të rrezikshme dhe po të kemi parasysh ngjarjet e kaluarakanë vazhduar për ditë të tëra, për objektin dhe zonën përrreth nuk do jetë i rrezikshëm se flakët janë ulur", tha Goxhaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion