22 vite nga bombardimet e NATO-s, Vuçiç: Kemi falur por nuk harrojmë, Kosovën nuk do e njohim kurrë

Më 24 mars, 1999 NATO ndërhyri kundër Serbisë, pasi luftoi Kosovën, duke u bërë 22 vite nga këto bombardime. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në këtë përvjetor u shpreh se Beogradi fal por nuk harron atë që ka ndodhur. “Kemi falur shumë kohë më parë, por nuk do ta harrojmë kurrë”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se bombardimet e NATO-s ishin aggression mbi persona që nuk kishin faj dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. “E tëra që na ngeli ishte trupi i një vendi të torturuar, të shkatërruar, një vendi në shpërbërje, i gjymtuar, i plaçkitur. Sot është Serbia që ka gjetur forcën dhe krenarinë e saj përsëri, Serbia që i quan gjërat me emrin e tyre të vërtetë, Serbia që i ka kthyer shpinën luftës dhe humbjeve dhe ka filluar të punojë.
Serbia që është ngritur në këmbë dhe ka fituar zërin e saj, Serbia e cila, edhe kur nuk e besojnë, e dëgjojnë, Serbia e aftë, rritet dhe nuk është më pjesë e problemit, Serbia e cila është dhe do të jetë saktësisht zgjidhja që mundëson që i gjithë rajoni të jetojë në paqe dhe mirëkuptim.
Serbia nuk dërgon bomba në rajon, por vaksina, dhe se për disa muaj do të jetë gati për t’i prodhuar ato për të gjithë Ballkanin”, tha Vuçiç. Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën pavarësisht presioneve nga Perëndimi


